Mbappe: Mendova të braktis kombëtaren, më kanë quajtur majmun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kylian Mbappe tanimë është shndërruar në institucion në Paris, një emblemë me vlerë të paçmuar për klubin e PSG por edhe për kombëtaren e Francës. Rëndësia e tij u vu në dukje edhe kur vet presidenti Emanuel Makron ndërhyri për të bërë të mundur që 23 vjetari të rinovonte kontratën me PSG.

Gjatë ditëve të nxehta të tratativave për tu transferuar tek Real Madrid, Makron i kërkoi personalisht futbollistit në fjalë që të qëndronte në Paris pasi konsiderohej aset kombëtar. Mbappe në një intervistë të fundit tregon se presidenti pati ndikim te madh tek ai, edhe duke e bindur përfundimisht të lërë pas edhe një episod të shëmtuar të së shkuarës, të cilin sulmuesi e zbulon për herë të parë.

“Mes meje dhe presidentit Makron ka patur disa telefonata, jemi takuar, kemi marrëdhënie te mira, ai më tha se nuk duhej të largohesha sepse isha shume i rëndësishëm për Parisin dhe Francën. Të gjithë të duan dhe kë mundësinë ta shkruash historinë këtu, ishin fjalët e tij. Ky fakt më bëri të kthjellohem”.

Mbappe më tej tregon se ka qenë pre e racizmit në kombëtare: “Po, kam menduar seriozisht të mos luaja më kurrë me kombëtaren, disa persona të rëndësishëm me kanë quajtur majmum, e mendonin diçka të tillë dhe e shprehnin në publik.

U përpoqa të reflektoja me veten dhe shumë njerëz më binden të vazhdoja të luaja për Francën, mes tyre ndikuan fjalët e presidentit. Mendoj se nuk është pozitive që të tërhiqesh kur gjerat nuk shkojnë siç ti dëshiron” deklaroi Mbappe. / Oversport.tv

You may also like