Mbajeni mend këtë emër në tregun muzikor…

by admin
Spread the love

Japo është një nga emrat më të rinj premtues në “hip- hop”.

I lindur në Vienë të Austrisë, por me origjinë kosovare, Japo ka vendosur të sjellë në projektet muzikore gjithë talentin që gëzon.

I ftuar në “Kafe shqeto” pak ditë më parë, ai ka treguar se ka një lidhje të fortë me vendin e tij.

“Unë e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën dhe nuk dua ta harroj vendin tim”, u shpreh ai.

Projekti i radhës që ka sjellë titullohet “Nata Gat”. Japo dëshiron të jetë sa më origjinal tek këngët që sjell dhe ka pranuar se dëgjon shumë muzikë franceze.


Ndërsa pa komplekse ai ka pranuar se nga reperët shqiptarë, ka të preferuar Dafina Zeqirin, Mozzik dhe Ledri Vulën.

Japo i sheh bashkëpunimet në një kohë të mëvonshme, ndërsa pranon se “Nata Gat” ka nxjerrë në pah gjithë talentin dhe punën e palodhur të tij:/revistawho.com

You may also like