Mbahet dasmë në Prizren, 500 euro gjobë për pronarin, 200 për organizatorin

by admin
Spread the love

Policia në Prizren ka ndaluar një dasmë duke dënuar pronarin e sallës me 500 euro dhe organizatorin me 200.

Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 15:30, është pranuar një informacion se në një sallë të dasmave në Prizren, po mbahej një aheng familjar në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria.

“Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng. Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro”, thuhet në njoftim.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali, transmeton Klankosova.tv.

You may also like