Mazda rrit objektivin e shitjeve të makinave elektrike në 40% deri në vitin 2030

by admin
Spread the love
Investon 11 miliardë dollarë për të shpejtuar tranzicionin

 

Mazda ka mbetur pas krahasuar me pjesën tjetër të grupit, ndërkohë që gara për fitim pjese tregu për automjete elektrike bëhet më e ethshme.

Pasi u kritikua për zhvillimin (ose mungesën) e automjeteve elektrike, Mazda synon të arrijë 40% të shitjeve të automjeteve elektrike brenda vitit 2030, me një strategji investimi prej thuajse 11 miliardë dollarësh për të përshpejtuar tranzicionin.

Ashtu si shtëpitë rivale automobilistike japoneze, Toyota dhe Honda, Mazda është një nga më të ngadaltat në sektor për të kaluar tek automjetet elektrike.

Mazda nisi prodhimin e makinës së parë 100% elektrike, MX-30, në vitin 2020 dhe prej atëherë nuk ka përparuar shumë. MX-30 doli fillimisht në shitje në tregun europian, ku rregullat më të ashpra ishin, me shumë gjasa, faktor vendimtar.

Pas debutimit në Shtetet e Bashkuara, shumë ishin entuziastë të shihnin se si makina elektrike e Mazda do të përballej me shtëpitë e tjera automobilistike tradicionale që kishin prezantuar makinat e tyre me emetime zero. Entuziazmi u shua shpejt, duke qenë se MX-30 kishte çmim duke nisur nga 33 mijë dollarë dhe autonomi vetëm 100 kilometra.

Mazda ka shitur në total 505 MX-30 deri në gusht, të gjitha në Kaliforni, ku shtëpitë automobilistike janë të detyruara të shesin një sasi të caktuar automjetesh me emetime zero.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Mazda konfirmoi se modeli i tyre i parë EV ishte shitur plotësisht në SHBA ndërkohë nuk pranoi të komentonte nëse një model i vitit 2023 ishte apo jo në program.

Pas një prezantimi zhgënjyes në tregun e automjeteve elektrike, Mazda po shton përpjekjet, pasi kërkesa për automjete plotësisht elektrike vazhdon të rritet globalisht.

 

Mazda investon 11 miliardë dollarë për të rritur shitjet e automjeteve elektrike

Shtëpia automobilistike japoneze njoftoi synimin për të shpenzuar rreth 10.6 miliardë dollarë (1.5 trilionë jenë) deri në fund të vitit 2023 për të fuqizuar zinxhirin e vet të furnizimit për automjete elektrike dhe për të shpejtuar prodhimin.

Sipas Mazda, shtëpia automobilistike do të kërkojë partnerë që ta ndihmojnë të arrijë objektivat e saj, duke u mbështetur në idenë “të krijosh së bashku me të tjerët”.

Plani i ri i menaxhimit të Mazda, përfshin, për shembull, disa pika kyçe:

Neutraliteti i emetimeve të karbonit – Arritja e neutralitetit të emetimeve të karbonit brenda vitit 2050, me një objektiv të ri ndërmjetës për t’i bërë fabrikat Mazda neutrale nga pikëpamja e emetimeve të karbonit në nivel botëror brenda vitit 2035.

Strategjia EV – Për të ndihmuar kompaninë për të fituar terren në garën e makinave elektrike, Mazda ka paraqitur një qasje në tri faza.

Faza e parë, Mazda do të përdorë teknologjinë ekzistuese për të “prodhuar produkte tërheqëse”.

Faza e dytë konsiston në prezantimin e një hibridi të ri në Kinë.

Faza e tretë dhe e fundit përfshin promovimin e “lançimit të plotë të makinave elektrike me bateri dhe mundësinë për të investuar në prodhimin e baterive”.

Si rezultat i përpjekjeve të reja, Mazda parashikon që kuota e automjeteve elektrike të jetë nga 25% deri në 40% deri në vitin 2030.

/ Electrek


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Lexo lajme interesante

You may also like