Matteo Salvini: Ndalimi i makinave me djegie të brendshme në BE është një dhuratë për Kinën

by admin
Spread the love

Matteo Salvini, kreu i partisë italiane Lega, tashmë në pushet pas zgjedhjeve të fundit, ka thënë se vendimi krerëve të BE për të ndaluar makinat me naftë e me benzinë, është një “dhuratë për Kinën”.

Salvini, tashmë zv. Kryeministër dhe ministër infrastukture në qeverinë e Giorgia Meloni, ka përshkruar planin e BE për eliminimin e makinave me djegie të brendshme deri në 2035 si një hap që dëmton Unionin.

Plani i pranuar javës që shkoi është një tjetër hap në atë që njihet si “axhenda e gjelbër” e BE, që sipas kritikëve ka shkaktuar krizën e energjisë dhe protestat madhore të fermerëve në Hollandë, Francë Spanjë e vende të tjera.

Mes direktivave të axhendës përfshihet eliminimi kafshëve të fermerëve ose taksimi i gromësimave ose gazrave të tyre prej “emetimeve të tyre të metanit në atmosferë”.

Sipas një raporti të parë nga Reuters, marrëveshja do të bëjë të pamundur shitjen e automjeteve me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian nga viti 2035, një lëvizje për të cilën Salvini tha në një koment, se rrezikon shkatërrimin e industrive evropiane, në avantazh të fuqive të huaja që “nuk janë kaq të fiksuara me politikat e gjelbra”.

“Fabrikat e dyqanet do të mbyllen në Itali dhe në Evropë, punonjësit e artizanët do të jenë pa punë e pa rroga, të varur përjetësisht nga Kina”, shkruante Salvini, duke e përshkruar masën edhe si një “gabim” edhe si një “dhuratë për Kinën”.

Zv. Kryeministri u zotua më tej se partia e tij Lega do të luftojë këtë legjislacion në nivel evropian, madje tha se do të bëjë “gjithçka për të ndaluar këtë çmenduri”.

Salvini nuk është politikani i vetëm që kritikon masën dhe dëmin që “axhenda e gjelbër” do të shkaktojë ndaj ekonomisë së BE.

Një prej këtyre individëve, euro-parlamentarja gjermane Dr. Sylvia Limmer e ‘Alternative für Deutschland’ e krahasonte masën me de-industrializim të Evropës, duke argumentuar se motivimi kryesor për të, është që krerët e Brukselit të duken “të aftë te kolegët e shefat e tyre jashtë vendit”.

“Ndalimi i teknologjisë moderne me djegie të brendshme deri në vitin 2035, jo vetëm do të dëmtojë rëndë industrinë gjermane të makinave duke zhdukur mijëra vende pune, por do ta largojë këtë industri jashtë Evropës, sepse pjesa tjetër e botës nuk është infektuar nga ky ‘virusi i gjelbër’”, tha eurodeputetja në një deklaratë për rrjetin Breitbart Europe.

“Tani Frans Timmermanns mund të hiqet si ‘Santa Claus’ në takimin e COP27 në Egjipt në nëntor, duke na treguar rezultatet e ‘politikës klimatike’, që është ne fakt objektivi i deklaruar i varrmihësve të ekonomisë tonë”, shtoi ajo.


Top Channel

You may also like