Matteo Messina Denaro ra në pranga, kush janë tani 4 njerëzit më të kërkuar në Itali?

by admin
Spread the love

Pas arrestimit të Matteo Messina Denaros, bosit të Cosa Nostra i cili qëndroi për 30 vite në arrati, janë 4 personat më të rrezikshëm të mbetur ende në kërkim në Itali, të cilët janë në shënjestër të skuadrës “Catturandi”, Programit Special të Kërkimit, një “task-forcë” e ngritur posaçërisht për të kapur këtë kategori bosësh të krimit të organizuar.

Attilio Cubeddu, i lindur më 2 mars 1947 a Arzana (ishulli i Sardenjës). Ky person kërkohet prej vitit 1997 pasi nuk u rikthye në qeli pasi i ishte dhënë leje. Ai qëndronte pas hekurave i dënuar për pengmarrje, vrasje me dashje dhe vepra të tjera të rënda kriminale. Më 18 mars 1998 ai është shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar për të mundësuar ekstradimin e tij në Itali në rast se kapet jashtë vendit.

Giovanni Motisi, i lindur më 1 janar 1959 a Palermo, kërkohet që nga viti 1998 për vrasje, nga viti 2001 për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe vepra të tjera penale. Më 10 dhjetor 1999 ai është shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar për të mundësuar ekstradimin e tij në Itali në rast se kapet jashtë vendit.

Renato Cinquegranella (Camorra), i lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar nga viti 2002 për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, vrasje, armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe vepra të tjera penale. Më 7 dhjetor 2018 ai është shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar për të mundësuar ekstradimin e tij në Itali në rast se kapet jashtë vendit.

Pasquale Bonavota (‘Ndrangheta), i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar nga viti 2018 për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz dhe vrasje.

You may also like