Matoshi: Jeta Statovci i tha stop autoritarizmit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti politik, Halil Matoshi, ka përgëzuar deputeten e Listës Guxo, Jeta Statovci, për deklarimin e saj se pagat duhet të procedohen për grevistët.

Matoshi ka thënë se deputetja Statovci, i ka thënë stop
autoritarizmit, teksa thotë se u ka dhënë shembull deputetëve tjerë të
shumicës.

Postimi i plotë i tij:

Laudatio (lavdatë) për Jeta Statovcin!

Gratë janë guximtare!

Gratë janë shpi-mbajtëse!

Ekonomiste, solidare dhe atdhetare.

Jeta Statovci i tha Stop autoritarizmit!

Dhe u dha shembull deputetëve të shumicës, që po sillen me
dashakeqësi e hakmarrje tue u tregu të paguximshëm e tē vegjël në shpirt!

2.

Kam pasë mendim të keq për deputetin Haxhi Avdyli.

Ai më ka sha në komente pa i pasë asnji hak.

Por, në krahasim me deputetët e VV (kam pasë uzdajë tek disa
në VV ma të ditun e qytetarë të edukumë mirë, por po i varrosë të gjallë
opurtunizmi) po më duhet me e pranu se po dëshmon jo vetëm guxim qytetar por
edhe po dëshmon se sëpaku mendon.

3.

Qytetarët presin Presidenten Vjosa Osmani me e thânë nji
fjalë goje: A po e shtynë vendin Qeveria në trazira!???

P.S.

Haxhi Avdylin e nxiti reagimi patriotik i Jeta Statovcit.

Dmth. i ka mbetë hala njerzillëk.

You may also like