Matoshi: BE pa vizion, s’ka marrëveshje gjithëpërfshirëse pa inkuadrim të ShBA-së në dialog

by admin
Spread the love

Publicisti Halil Matoshi, ka shprehur rezervat e tij për Samitin e sotëm në Brdo të Sllovenisë, madje aq sa për ta quajtur edhe të kotë.

Organizatën kryesore të kontinentit të vjetër ai e etiketoi si të pavizion, ndërsa tha se targat apo diplomat janë temat e vetme për të cilat mund të gjejnë akord palët nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Bashkimi Evropian e di faktin se Rusia përmes kërcënimeve hibride po e shtrinë ndikimin e saj në këtë rajon.

“Edhe një samit i kotë i BE me WB6, pa asnjë dritë në fund të tunelit. Takimi Kurti-Vuçiq mund të sjellë marrëveshje për lëvizje të lirë (targa) dhe njohje të diplomave.

BE nuk ka vizion, derisa po e kupton se në Ballkan, Rusia, përmes kërcënimeve hibride po e shtrinë ndikimin e saj, gjë që u përmendë edhe në deklaratën e Samitit”, tha fillimisht Matoshi për GazetaBlic.

Në anën tjetër, sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Matoshi e ripotencoi faktin se sipas tij, pa kyçjen e SHBA-së në dialog, nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Pa hyrjën në lojë të ShBA-së, marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka! Gjermania dhe Franca po e tërheqin litarin në një anë të kundërt nga ShBA-ja, prandaj nuk shoh zgjidhje të shpejtë”, përfundoi ai.

Lajme interesante

You may also like