Materazzi: Krenar për këtë çmim, Interi ka treguar se di të luajë futboll

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marco Materazzi ka folur për “Sky Sport” përpara fillimit të ndeshjes mes Interit dhe Salernitanës:

“Është gjithmonë një kënaqësi të kthehesh në “San Siro”, këtu ndihem sikur jam në shtëpi. Interi ka treguar se di të luajë futboll dhe këtë e tregoi edhe kundër Genoas, por për fat të keq nuk arriti të shënojë.

Mendoj se e dominuam derbin deri në minutën e 75-të. Tani vijnë ndeshje ku duhet të gjesh energji dhe entuziazëm, ose fatin që ke pasur në ndeshjet e mëparshme”.

Ish-mbrojtësi është tashmë pjesë e “Hall of Fame” të skuadrës zikaltër: “Jam shumë i emocionuar. Kur shoh emrat e atyre që bëjnë pjesë në këtë klub më dridhet mishi. Unë jam dikush që deri në moshën 28-vjeçare kam luajtur në kategoritë inferiore dhe nisa të fitoj kur isha 34 vjeç. Kjo nuk duhet harruar.

Kur sheh lojtarë si Bergomi, Zanetti, Facchetti, ndihesh krenar që je pjesë e Hall of Fame”, ka përfunduar Materazzi. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like