Mashtroi të riun nga Maqedonia e Veriut dhe “i zhvati” 10 mijë euro, arrestohet 46 vjeçarja në Elbasan

by admin
Spread the love

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 46-vjeçare e cila mashtroi përmes rrjeteve sociale një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan.

46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro, njofton policia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

You may also like