Mashtroi një Shqipëri dhe flet për gënjeshtra, ja çfarë më tha një natë

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka, i cili së fundmi ishte edhe pjesë e Big Brother VIP Albania, la shtëpinë të shtunën e kaluar, pas vendimit të publikut. Gjatë këtyre ditëve, Ronaldo ka qenë shumë aktiv edhe në media, teksa ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio.

Ronaldo tha se është pritur shumë mirë nga ndjekësit e programit, të cilin ndoshta e kishin njohur si një person negativ, por brenda shtëpisë njohën një personazh të ëmbël. Ai tha ndër të tjera se është sjellë ashtu siç është dhe nuk është imponuar të bëjë rolin.

“Njerëzit kishin krijuar një imazh për mua dhe në media kryesisht por edhe nga publiku që ky Ronaldo është tip ngacmuesi, negativi, arroganti, ndërsa aty njohën një Ronaldo të ëmbël  që nuk ofendon, që nuk do t’i lëndojë të tjerët. Mendoj që aty nuk zgjedh askush të bëjë asgjë. Aty njerëzit dalin siç janë sepse ti mund të zgjedhësh një rol por nuk mund ta mbash 24/24 është tërësisht e pamundur”.

Ndër të tjera, Ronaldo zbuloi edhe një të pathënë më parë, teksa në një diskutim me Tean në shtëpinë e Big Brother, ai ka mësuar se fotot e saj me ish-partnerin, Beart Rexhepi i ka nxjerrë vetë Tea. “Ne përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë.

Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda. Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean.

Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma.”

Lexo lajme interesante

You may also like