MASHTI prezantoi Strategjinë e Arsimit për pesë vitet e ardhshme, do të jetë në diskutim publik deri më 8 korrik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka prezantuar Draft-Strategjinë e Arsimit për vitin 2022-2026. Aty u tha se ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore, është një nga objektivat e kësaj strategjie, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, u përmend se buxheti i
Draft-Strategjisë së Arsimit për vitin 2022-2026 ka koston prej 322 milionë euro.

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha se ky dokument do të jetë në diskutim publik deri më 8 korrik në faqen e zyrës së kryeministrit, ku mund të dërgohen komente dhe sugjerime.

“Është një dokument i rëndësishëm për të
gjitha masat dhe aktivitete e arsymit. Edhe ose fokumenti ka qenë me grupe shumëdimensionale.
Kemi konsideruar të rëndësishme se kur dërgohet në dëgjim publik të bëjmë edhe
një njoftim më ta madh të planit strategjik për 5 vitet e ardhshme. Kanë qenë 5
grupe punuese që kanë punuar në mënyrë paralele. Kemi parasysh se planifikimi për
5 vitet e ardhshme ka filluar në periudhën e pandemisë. Është dashur një punë më
intensive dhe pumë për adresimin e sfidave dhe ç’rregullimi i procesit mësimor
në 2 vitet e fundit”, tha Nagavci.

Nagavci përmendi 5 objektivat strategjike të
dokumentit për 5 vitet e ardhshme.

Objektivi strategjik 1: Rritje e përfshirjes
dhe qasje e barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme.

Edukimi në Fëmijërinë e Hershme synon
zhvillimin parësor të nevojave shoqërore, emocionale, njohëse dhe fizike të një
fëmije, në mënyrë që të ndërtojë një bazë të fortë dhe të gjerë për të mësuarit
dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës, prandaj përfshirja dhe pjesëmarrja e
barabartë për të gjithë fëmijët në edukimin parashkollor nuk mund të realizohet
pa krijimin e infrastrukturës adekuate. MASHTI, fillimisht do të bëj një
analizë të mirëfilltë të aspektit financiar për këtë nivel të arsimit, ashtu që
të planifikohet tejkalimi i sfidave me të cilat përballet edukimi parashkollor,
siç janë: rritja e numrit të IP dhe organizimi i shpërndarjes adekuate, krijimi
infrastrukturës së përshtatshme për moshën e fëmijëve së hershme, si dhe
sigurimin e materialeve adekuate didaktike dhe materialeve të cilat nevojiten
për organizimin e aktiviteteve e proceseve edukative.

Objektivi strategjik 2: Ngritja e cilësisë së
arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të
cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore.

Për të ngritur cilësinë në arsimin
parauniversitar është e domosdoshme të kemi një sistem i cili ofron
llogaridhënie në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit. Për këtë qëllim duhet
të kemi një menaxhim efektiv dhe efikas përmes zbatimit dhe avancimit të politikave
dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, ngritjes së kapaciteteve dhe forcimit
të transparencës dhe llogaridhënies. Për më shumë duhet fuqizuar mekanizmat për
zbatimin e sistemit për sigurimin e cilësisë, vlerësim të brendshëm dhe të
jashtëm të institucioneve arsimore me fokus në ngritjen e cilësisë, rritjen e
besueshmërisë së testeve kombëtare dhe shfrytëzimin e rezultateve për
vendimmarrje të bazuar në të dhëna. Gjithashtu, avancimi i cilësisë së arsimit
paraunivesitar do të arrihet përmes zbatimit efektiv të kurrikulës si dhe
fuqizimit të mekanizmit funksional për ta udhëhequr dhe zbatuat atë. Për
ngritjen e rezultateve të nxënësve, krahas masave tjera, do të përgatiten
tekste cilësore dhe në përputhje me kurrikulën si dhe do të sigurohen mjete,
materiale dhe burimeve mësimore alternative.

Objektivi strategjik 3: Harmonizimi i arsimit
dhe aftësimit profesional me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të
punës, në funksion të mësimit gjatë gjithë jetës.

Cilësia e pamjaftueshme e ofertës së arsimit
dhe aftësimit profesional ka rezultuar me shkallë të ulët të kënaqshmërisë së
punëdhënësve me shkathtësitë/kompetencat e arritura nga kandidatët e diplomuar
në IAAP, si dhe me shkallë të ulët të tranzicionit nga shkolla në punë.
Mundësitë për mësim gjatë gjithë jetës dhe mobilitet janë të kufizuara dhe nuk
janë në hap me nevojën për ri-aftësim të vazhdueshëm të fuqisë punëtore.
Rrjedhimisht, përqëndrimi kryesor në kuadër të kësaj fushe strategjike është
rishikimi i ofertës së arsimit dhe aftësimit profesional si dhe përmirësimi i
cilësisë, në funksion të zhvillimit të shkathtësive të transferueshme,
shkathtësive digjitale, shkathtësive të ndërmarrësisë dhe shkathtësive teknike
profesionale, në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe me trendet e
transformimit digjital dhe të gjelbër.

Objektivi Strategjik 4: Përmirësimi i
cilësisë, integritetit dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë.

Ky objektiv është formuluar në përgjigje të
mangësive strukturore në fushën e arsimit të lartë dhe synon të përmirësoj
cilësinë dhe integritetin e arsimit të lartë, nëpërmjet zbatimit të procesit të
akreditimit në pajtim me standardet ndërkombëtare të cilësisë, që ndër të tjera
do të mundësojë rikthimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA dhe
EQAR. Reformimi i arsimit të lartë synohet të arrihet nëpërmjet avancimit të
kuadrit ligjor, zhvillimit të kapaciteteve të mekanizmave për sigurim të
cilësisë, rritjes së pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare dhe përmirësimit të
infrastrukturës akademike dhe kërkimore. MASHTI do të rregullojë bazën ligjore
dhe rishikojë legjislacionin ekzistues lidhur me formulën e financimit dhe
zhvillimin e një sistem të avansuar të menaxhimit të informatave në arsimin e
lartë.

Objektivi strategjik 5:  Përdorimi i teknologjisë digjitale për
përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e
transformimit digjital.

Me qëllim që Kosova të lëvizë sa më shpejt në
drejtim të digjitalizimit të të dhënave, ofrimit të shërbimeve digjitale dhe
automatizimit të proceseve në fushën e arsimit, si dhe me qëllim të rritjes së
përdorimit të teknologjisë digjitale për nevoja arsimore e në funksion të
përmirësimit të cilësisë në arsim, Kosova gjatë pesë viteve të ardhshme do të
punojë në pesë drejtime: (i) krijimin dhe funksionalizmin e një platforme
digjitale gjithëpërfshirëse e të centralizuar për fushën e arsimit; (ii)
përgatitjen dhe prodhimin e materialeve mësimore digjitale shumë-dimensionale e
cilësore për nivele, klasë, lëndë e lloje të ndryshme; (iii) furnizimin e IEAA-ve
dhe IAL-ve me rrjete të internetit cilësor dhe me pajisje teknologjike të
nevojshme; (iv) kultivimin e kompetencës digjitale te të gjitha palët e
përfshira në fushën e arsimit dhe te të gjitha institucionet arsimore të të
gjitha llojeve dhe niveleve; dhe (v) krijimin e mekanizmave institucionalë që
mundësojnë realizimin e digjitalizimit dhe përdorimin e teknologjisë në fushën
e arsimit.

Për secilin objektiv strategjik të SA është
përgatitur plani i veprimit, me aktivitetet dhe treguesit përkatës, si dhe
koston përkatëse. Plani i veprimit, buxheti i SA dhe treguesit për secilën
objektivë janë paraqitur në pjesën e shtojcave të këtij dokumenti. Buxheti i SA
2022-2026 ka koston prej 322,847,640 Euro.

Udhëheqësi i divizionit për koordinim të
politikave dhe monitorim të projekteve Haki Sfishta foli për fazat e punës, për
të cilat tha se do të marrin komentet deri më datë 8 korrik.  

“Grupet punuese me menaxhmentin dhe ekipin hartuar kanë përcaktuar objektivat. Pastaj kemi kaluar në identifikimin e aktiviteteve. Pas gjithë kësaj fazë kemi kaluar në prezantimin e kostos së strategjisë. Kemi kaluar edhe në fazën e diskutimit paraprak për hartimin e dokumenteve strategjike. Kemi dëshirë që ky diskutim të jetë gjithëpërfshirës dhe të arrijmë të kemi një dokument sa ma të kompletuar. Dokumenti do të kalojë në diskutim publik deri më 8 korrik në faqen e zyrës së Kryeministrit”, tha ai.

You may also like