Masat emergjente të votohen, kemi ulje të konsumit të energjisë për 6 për qind – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar që masat emergjente të vazhdojnë edhe për 30 ditë, raporton Shqip.

Duke shpalosur rezultatet e deritanishme, Rizvanolli tha se gjatë së martës do të hapet thirrje publike për përfitim nga masat të reja.

Rizvanolli ka thënë se ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6 për qind, krahasuar me një vit më parë.

“Në mbështetje të qytetarëve, Qeveria ka marrë edhe disa vendime. Ka ndarë 6 milionë euro për kursim me energji që është hapur më 6 tetor, ku qytetarët kanë pasur mundësi që të përfitojnë nga kjo masë”.

“Ne sot do të hapim edhe njëherë thirrjen për masë të tillë, mirëpo do të ndërrohen edhe disa masa”, tha Rizvanolli.

You may also like