Masakra e burgut, Dubrava – dëshmi e gjenocidit serb (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sot është përkujtuar 24-vjetori i masakrës së Dubravës, nga ku mbetën të vrarë 117 persona.

Ngjarja ndodhi nga 19 deri më 24 maj të viti 1999 dhe është njëra nga masakrat më të mëdha kundër shqiptarëve.

për fajtorët e kësaj ngjarje kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca po kërkon dënim të merituar.

“Këtu mbi 1000 mijë të burgosur shqiptarë ishin drejtpërdrejtë në dorën e shtetit serb. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është askund më e qartë se këtu se shteti serb drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë masakër, shumë pak është bërë për drejtësi. Drejtësi ende nuk ka fatkeqësisht”.

E sipas kryeministrit të vendit Albin Kurti, Burgu i Dubravës ishte shndërruar në një kamp përqendrimi politik.

Ndërkohë një nismë për drejtësi e ka marr një deputet i partisë që udhëheq Kurti,

“Kam nisur një kërkesë ndaj Dhomave të Specializuara me të dhëna të sakta se çka ka ndodhur këtu. Pjesën e parë e kam nisur në bashkëpunim me juristë të çmuar të fushës të cilët e kanë arsyetuar në detaje arsyeshmërinë se Gjykata Speciale ka juridiksion për të trajtuar edhe masakrën e Dubravës”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli.

Për këtë masakër ende nuk është dënuar asnjë serb.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.

You may also like