Masakër në SHBA, të paktën 10 të vrarë nga të shtënat në supermarket

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Buffalo, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shumë persona u qëlluan me armë zjarri në një supermarket Tops”, tha Departamenti i Policisë Buffalo në një postim në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangnin zonën.

Autoritetet thanë se kishin arrestuar një person, si autor të dyshuar. Ngjarja sipas amerikanes ABC New ndodhi rreth orës 14:30. Një person hyri i armatosur në supermarket dhe hapi zjarr për shkaqe ende për t’u sqaruar.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul tha se po e ndiqte ngjarjen e rëndë nga afër dhe se zyra e saj kishte ofruar ndihmë për zyrtarët lokalë.

Artikulli paraprakDetajet e atentatit në Lezhë, policia jep informacion zyrtar

You may also like