Masa, arbitri i Milan-Bolonja. Ja statistikat e përballjeve mes dy ekipeve

by admin
Spread the love

Davide Masa është përzgjedhur për të arbitruar ndeshjen e sotme mes Milanit dhe Bolonjës. Në karrierën e tij 42-vjeçari ka qenë i pranishën në 20 ndeshje të “djallit” dhe bilanci tregon për pesë humbje, tetë barazime dhe shtatë fitore ndër të cilat e fundit ishte në fazën e parë kundër Lacios kur kuqezinjtë fitonin 2- 0 falë golave të Pulisiçit dhe Okaforit.

Sa i përket Bolonjës, Masa e ka drejtuar në 7 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje.

STATISTIKA –

-Bolonja nuk ka arritur asnjë sukses në 15 ndeshjet e fundit të Serisë A (B2, H13) kundër Milanit. Kuqeblutë kanë një seri të hapur negative më të gjatë në turne vetëm kundër Juventusit (4B, 18H).

– Bolonja i ka humbur tri ndeshjet e fundit në Serinë A duke shënuar vetëm një herë. Që nga shkurti i vitit 1973 kuqeblutë nuk kanë grumbulluar 4 humbje radhazi në transferte duke shënuar kaq pak.

– Në 21 ndeshjet e kampionatit me Tiago Motën në stol, Bolonja ka marrë mesatarisht 1.6 pikë për ndeshje, ndërsa në 6 të mëparshmet e këtij kampionati mesatarja ishte një pikë për ndeshje.

– Që nga fillimi i vitit, Bolonja ka fituar 1 pikë në Serinë A. Në këtë periudhë askush nuk ka bërë më keq në Serinë A.

– Joshua Zirkze është lojtari që është përfshirë në më shumë gola këtë sezon me Bolonjën (12) falë tetë golave dhe katër asistimeve. Holandezi mund të përfshihet në të paktën 13 gola për herë të parë në karrierë.

– Bolonja nuk fiton prej katër ndeshjesh radhazi; Treshes në kampionat duhet t’i shtojmë edhe humbjen me penallti ndaj Fiorentinës në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bolonja është gjithashtu e freskët nga dy humbje radhazi jashtë fushe, me vetëm një sukses në pesë ndeshjet e fundit të luajtura larg “Dall’Ara”-s.

PANORAMASPORT.AL

You may also like