Martohet Rita Ora? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi përfliten prej kohësh se kanë planifikuar martesën, por mesa duket, ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë.

Spekulimet nisën pasi regjisori nga Zelanda e Re është fotografuar me një unazë në gisht.Rita dhe bukuroshi Taika filluan lidhjen 18 muaj më parë.Ka qenë motra e Ritës, Elena, e cila ka ndarë një foto të regjisorit, ku bie në sy dhe unaza.

Kjo foto vjen pas thashethemeve se ata kanë nisur të planifikojnë ceremoninë. Miq pranë dyshes konfirmuan se ata duan të mbajnë një ceremoni të madhe në Londër këtë vit.

Në gusht, u përfol se ata po ndiheshin mirë me marrëdhënien e tyre sa kanë filluar të diskutonin martesën, tha një burim për New Idea.

“Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë bashkëshorti i saj i parë dhe i fundit”, tha burimi./Botapress.info/

You may also like