Martohet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj

by admin
Spread the love

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Kështu ka bërë të ditur vet futbollisti i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Futbollisti me prejardhje nga Deçani që është prej kohësh në një lidhje dashurie me bukuroshen, Dorina Podrimja sot (e premte) kanë njoftuar se janë martuar.

Hadërgjonaj shihet në një kostum elegant, ndërsa partnerja e tij shkëlqen e veshur me fustan të bardhë të kombinuar me aksesor, ndërsa të dy mbanin lule në duar.

“Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga urime të shumta nga ana e miqve dhe familjarëve të tyre.


Kujtojmë që 27-vjeçari i cili aktualisht luan për ekipin turk Kasimpasa dhe Dorina u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar.


You may also like