Martini: Kemi nevojë për pikë! Kjo fitore ishte jetikë, të shërbejë si pikënisje

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport pas fitores përballë Kukësit.

“Ishte një fitore jetike dhe shyqyr zotit ia dolëm. Ishte një ndeshje e vështirë duke parë situatën e dy skuadrave dhe jam shumë i kënaqur që arritëm që të merrnim tre pikët.

Unë ju thashë edhe djemve që e kemi nisur sot kampionatin. Na duhen pikë, nuk duhet të kënaqemi në mënyrë absolute, duhet të karikohemi, futbolli do shpirt. Po e shohim edhe në Botëror që po eliminohen ekipe të mëdha dhe po fitojnë si Maroku.

Futbolli është karakter. Duhet të vazhdojmë me këto rezultate që të arrijmë objektivat”, ka thënë Martini. / Oversport.tv

You may also like