Martial përgënjeshtron fjalët e Ragnick: Kurrë nuk do të refuzoj të luaj për Man United

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ralf Rangnick bëri bujë të madhe mbrëmë me deklaratën e tij për Anthony Martial.

Martial nuk ishte përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Aston Villa, dhe kjo sipas Rangnick për arsye se lojtari refuzoi ftesën.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur tashmë edhe reagimi i lojtarit francez.

“Unë kurrë nuk do të refuzoj të luaj për Manchester United”, ka thënë Martial.

“Unë kam qenë këtu për shtatë vite dhe kurrë nuk kam disrespektuar dhe kurrë nuk do të disrespektoj klubin dhe tifozët”, shtoi francezi.

Anthony Martial lidhet me një largim të mundshëm nga United tash e disa kohë.

You may also like