Marseille në ‘shtetrrethim policor’ para ndeshjes ndaj Frankfurt në Champions League (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pamje të pazakonta të prezencës së madhe të policisë sot në qytetin jugor francez të Marseille, dukej se nuk kishin të bënin fare me një event sportiv.

Skuadra e Marseille rikthehet sonte në kompeticionin elitar të Champions League në ndeshjen hapese ndaj gjermanëve të Frankfurt, tifozët e të cilëve shoqëroheshin në çdo rrugë nga rreshta policësh franceze me veshje të rënda.

Të dyja skuadrat njihen në vendet e tyre respektivë për tifozeritë e zjarrta dhe shpesh problematike prandaj ndeshja e sotme u vendos nga autoritetet në nivelin më të lartë të rrezikut të sigurisë.

Një mijë xhandarë e policë francezë ishin dislokuar për ndeshjen e sotme në të cilën kanë ardhur rreth 8,000 tifozë të Frankfurt, të cilët kanë një reputacion për blerje të biletave dhe nga tifozeritë rivale, ku mund të shkaktojnë probleme.

Marseille ka vendosur gjithashtu të mos shesë rreth 1,500 bileta për të lënë një hapësirë ndarëse mes tifozëve të ardhur dhe atyre vendas.


Pamje të pazakonta të prezencës së madhe të policisë sot në qytetin jugor francez të Marseille


Top Channel

You may also like