Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s – Shqip

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka marrë trajtën e një heroine për Kosovën, më saktë elitën udhëheqëse të saj, pas organizimit të një festivali muzikor të diskutueshëm në disa terma, sidomos ato morale dhe mjedisorë.

Por qeverisja e Kosovës e sheh ndryshe këngëtaren me famë, me banim në Britani, pasi emri i saj i duhet për marketing diplomatik, meqë vetë ajo kërkoi liberalizimin e vizave.

Pasi u nderua nga presidentja Vjosa Osmani me një titull, ishte dhe kryeministri Albin Kurti që e priti Dua Lipa-n, duke dhënë më pas konsiderata për të.

“Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Dua-n e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkroi i pari i qeverisjes kosovare.

Kurti vijon të thotë se “Festivali Sunny Hill i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Dua-s dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Nga ana tjetër, një pjesë e shoqërisë kosovare, ajo me prirje konservatore, konteston ashpër eventin në fjalë, duke e parë atë si nëj degjenerim shoqëror dhe jo si rrugë e duhur për dinjitet shtetëror e shoqëror në Kosovë.

Për këtë, ata publikuan pamje të asaj çfarë lanë pas turmat e të rinjve në koncert. /tesheshi.com/    

You may also like