Marrëveshja Rusi – Serbi, Nazarko: Shqetësuese debatet ndërmjet shqiptarëve

by admin
Spread the love

28.09.2022 – 16:27

Marrëveshja ndërmjet Rusisë dhe Serbisë bërë në shtëpinë e amerikanëve, ka shqetësuar BE-në si dhe ka hapur debate dhe ndërmjet vetë kombit shqiptar, të ndarë në dy shtete, në Kosovë dhe Shqipëri.

Analisti Mentor Nazarko, i zhvendosur në SHBA analizoi debatet që ka shkaktuar kjo marrëveshje në një bisedë të drejtëpërdrejtë me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që Serbia është një organizim shtetëror me shumë koka, dhe një nga kokat përfaqësohet nga aparatet e sigurisë, 90 përqind e të cilave janë të lidhura me Rusinë, Serbia është vënë në një situatë të vështirë të sigurisë kombëtare dhe për këtë arsye ka zgjedhur që të jetë në një vend neutral në mënyrë që të mos shqetësojë dhe aleatët e saj.

Sipas tij, Serbia tashmë po paguan ‘haraçin e të gjithë ndihmës historike që Rusia i ka dhënë, dhe në njëfarë mënyre Rusia është angazhuar gjithmonë për të qenë pranë Serbisë, dhe mesa duket ka pasur përpjekje për të vizituar Beogradin nga ana e ministrit të jashtëm Lavrov, por tashmë për marrëveshjen midis tyre është zgjedhur një sfond më neutral.

Ndërkohë që debatet mes kombit shqiptar, Nazako i komentoi si ‘zhvillime shqetësuese.

Sipas tij ‘në pikëpamje retorike është një zhvillim shqetësues, sepse është tregues i qartë i saj ndarje midis institucioneve shqiptare dhe asaj kosovare, brenda tyre Presidentja Osmani ka pasur një qendrim më kritik ndaj Z. Rama, ka disa gjeste të dukshme nga syri publik, me deklarime si kjo e fundit me ngarkesë të fortë akuzuse’.

Analisti Mentor Nazarko e komentoi qëndrimin e kryeministrit Rama si një qëndrim të nxitur nga ndërkombëtarët dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me Serbinë. Për Nazarkon: ‘një presion i njëkohëshëm i ushtruar në dy plane do të rrezikonte rrëshkitjen totale të Serbisë drejt qëndrimit rus, Rama do të jetë konsultuar me ndërkombëtarët, ka vendosur të ketë këtë përqasje, për të lehtësuar marrëdhëniet me Serbinë’’.

Sipas tij është për tu shqetësuar, që ndërmjet kombit tonë, të mbizotërojë kjo klimë e cila nuk i shërben në radhë të parë Kosovës. Opozita kosovare, sipas tij, vlerësoi disa aspekte të fjalimit të Ramës. /abcnews.al

You may also like