Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se nuk do ta lejojë krijimin e Asociacionit, ai tha se nuk i komenton deklaratat e të tjerëve, përcjell Klankosova.tv.

“BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve. Është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për BBC-në tha se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës.

Kurti tha se nuk do ta lejojë zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe qoftë nëse është në pushtet apo qoftë në opozitë.

Ai theksoi se kjo është arsyeja se pse është votuar/Klankosova.tv.

You may also like