Marrëveshja me Kishën Serbe rrëzon Dritan Abazoviç – Shqip

by admin
Spread the love

Parlamenti i Malit të Zi votoi në favor të një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, duke bërë që kryeministri i tretë shqiptar në rajon, Dritan Abazoviç, të bjerë pas pak muajsh qeverisjeje.

Mocioni i mosbesimit u votua nga 50 deputetë, 30 bojkotuan procesin dhe vetëm një votoi kundër.

“Ne kemi nevojë për zgjedhje dhe një qeveri të qëndrueshme,” tha iniciatori i mocionit, Daniel Zifkoviç.

Koalicioni qeveritar i udhëhequr nga Dritan Abajovic erdhi në pushtet vetëm prillin e kaluar dhe u bë më jetëshkurtëri në historinë e vendit.

Propozimi kundër qeverisë së Abazoviçit u paraqit nga anëtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS). Ata njoftuan se negociatat për formimin e qeverisë së re mund të fillojnë këtë të shtunë.

Abazoviç tha se kjo ishte papërgjegjshmëri. “Shpresoj se do të formojmë shpejt një qeveri të re dhe do të marrim një mandat të ri (…). Nëse kjo nuk ndodh, është e papërgjegjshme dhe qytetarët duhet ta dinë se kjo i ka shtyrë në destabilitet,” kritikoi Abazoviç.

Ai gjithashtu mbrojti qëndrimin e tij duke theksuar se askush nuk mund të bëjë më shumë në 100 ditë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Jam krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që qeveria e formuar pas zgjedhjeve ta sjellë Malin e Zi në BE”, theksoi politikani shqiptar, i cili edhe pse me shumë dritëhije, është kthyer në strumbullarin e politikës malazeze.

Tensioni politik shkoi në kulm javët e fundit, pasi Abazoviç guxoi të nënshkruaje një marrëveshje të diskutueshme midis qeverisë malazeze dhe Kishës Ortodokse Serbe mbi statusin e pronësisë së qindra manastireve dhe tempujve ortodoksë në vendin ballkanik. Shumë mendojnë se marrëveshja nuk mbron interesat e shtetit. I pari, presidenti Gjukanoviç.

Por ai, i cili është akuzuar se dëshiron të shtetëzojë pronën e kishës, e përdori marrëveshjen për të destabilizuar qeverinë dhe për të nxitur zgjedhje të parakohshme, thanë analistët politikë.

Një arkitekt i pavarësisë së Malit të Zi, Gjukanoviç dëshiron me çdo kusht të zvogëlojë ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në vend dhe të krijojë një identitet kombëtar të veçantë, edhe nëse kjo nënkupton krijimin e një kishe tjetër ortodokse të pavarur.

Çështjet fetare në Malin e Zi, i cili fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, janë një nga shkaqet kryesore të përmbysjes së dy qeverive të fundit.

Një e treta e 620,000 banorëve të vendit e identifikojnë veten si serbë. Kisha Ortodokse Serbe, e cila është e fuqishme në Mal të Zi, akuzohet nga kritikët e saj se i shërben interesave të Beogradit. /tesheshi.com/

You may also like