Marrëveshja me KE për asistencën financiare, Tabaku: Nuk mund të lejojmë që këto fonde të mos përfitohen

by admin
Spread the love

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, është diskutuar marrëveshje me KE për asistencën financiare, ku deputetja Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj tha se ka ngritur shqetësimin që qeveria shqiptare ka ndryshuar strukturën e fondeve.

Tabaku gjithashtu theksoi se qeveria ka aftësi të ulët për të përthithur fonde të BE, duke shtuar se ky fakt tregon mos gatishmërinë e administratës publike për të ngritur struktura eficente.

“Duhet të merremi me strukturën që nga ngritur qeveria për të koordinuar fondet. Kjo e copëzon procesin dhe e ndajnë përgjegjësinë duke krijuar më shumë vështirësi, për herë të parë ka ndryshuar katër herë në 8 vite koordinatorin e IPA-s, kjo ka sjellë problem në zbatimin dhe përthithjen e fondeve të IPA. Ne nuk mund të lejojmë që këto fonde të mos përfitohen. I kërkoj kujtdo që merret me koordinimin e asistencës së IPA që të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të ofrojnë transparencë pavarësisht se kush qeveris”, tha Tabaku.

You may also like