Marrëdhënia mes Neymar dhe Mbappe, Thiago Silva: Nuk komentoj për francezin!

by admin
Spread the love

Marrëdhënia e Neymar dhe Kylian Mbappe ka vendosur në pikëpyetje suksesin e PSG në këtë sezon, pasi nëse yjet nuk shkojnë mirë në fushë, atëherë edhe rezultatet do të ishin në varësi të gjendjes emocionale të lojtarëve.

Trajneri Christophe Galtier po bën të pamundurën për ta mbajtur grupin e bashkuar dhe pas zënkës në ndeshjet e para të sezonit, Mbappe dhe Neymar, por edhe Messi duket se po bashkëpunojnë, të paktën në fushë.

Së fundmi, lidhur me raportin mes dy lojtarëve është pyetur edhe Thiago Silva i cili i njeh të dy nga afër nga koha kur aktivizohej me parizienët. Mbrojtësi thekson se nuk mund të flasë për Mbappe, por është i bindur se Neymar luan për të mirën e ekipit.

“Nuk jam i përfshirë në atë që po ndodh mes të dyve. Unë nuk mund të flas për Mbappe, por mund të flas për Neymar pasi e njoh shumë mirë. Ai bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën, krijon raste, asiston dhe shënon. Kjo është ajo që bën Neymar në fushë, është i pabesueshëm, duket një “magjistar”.

Për fat të keq në sezonet e fundit ka pasur dëmtime që nuk e kanë lejuar të jetë në kondicionin e duhur fizik, megjithatë këtë sezon duket një tjetër Neymar. Është përgatitur edhe gjatë pushimeve, unë kam qenë me të së bashku në Brazil dhe shpresoj të vijoj me këtë mentalitet. Nuk mund të flas për tema të tjera”, u shpreh Thiago Silva.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like