Marrëdhënia me ulje-ngritje e maestros dhe Luizit, ja komentet që i bëjnë njëri-tjetrit

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe maestro Armaldo ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Rrugëtimi i maestros mori fund para finales, ndërsa Luizi doli fitues. Lidhja e tyre karakterizohej nga shumë humor e sidomos ironia.

Kjo e fundit s’mungon edhe pas eksperiencës së ‘BBV’. Ishte Armaldo ai i cili postoi një foto, si për të treguar se edhe pse nuk doli fitues, diti sesi ta përballonte humbjen.

‘Fito me elegancë, humb me dinjitet’- shkruan Armaldo. Mirëpo, komenti që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte ai i Luizit. Ose mos luaj fare kur nuk di’, komenton Luizi, i cili arriti të grumbullojë plot 12 mijë pëlqime.

You may also like