Marotta për Conte dhe Lukaku: Nuk e harrojmë kontributin e tyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për “Sky Sport” për tre ish-emra të mëdhenj të skuadrës zikaltër si Conte, Lukaku dhe Hakimi.

“Ky është sporti, por nuk mund të festoj për vështirësitë që po hasin diku tjetër. Të gjithë kanë dhënë një kontribut të madh në fitimin e titullit, por ne duhet të shohim në shtëpinë tonë, pasi edhe ne po kalojmë një moment të vështirë.

Nuk mund të harrojmë ata që na kanë ndihmuar që të arrijmë objektiva të rëndësishëm por sezoni është i gjatë, prandaj edhe ata janë akoma në garë për të arritur objektivat respektivë”, ka thënë Marotta. / Oversport.tv

Foto: Inter.it

You may also like