Marko Bislimovski shfaqet i dëshpëruar: Nuk kemi naftë, nuk kemi gaz natyror, kemi hidroenergji e cila varet nga Zoti

by admin
Spread the love




Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski, gjatë ditës së sotme kur është bërë prezantimi i kalkulatorit për sistemin e ri tarifor, ka thënë se me këtë sistem nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet në fushën e energjetikës.

“Sot do të prezantojmë kalkulatorin me të cilin secili konsumator do të mund të kontrollojë se çfarë do të thotë modeli i ri në krahasim me modelin e vjetër. Vetë kalkulatori do të tregojë dallimin. Me këtë sistem tarifor nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet në sektorin e elektroenergjetikës, nuk mund të zgjidhen as problemet që nuk i kanë zgjidhur vetë qytetarët në 30 vitet e fundit. Nuk kemi naftë, nuk kemi gaz natyror, kemi hidroenergji e cila varet nga Zoti. Prodhimi në termoelektrana duhet të shfrytëzohet deri sa e kemi qymyrin, por çmimi i prodhimit për këtë cilësi të qymyrit do të rritet. Gjithashtu, një pjesë e qymyrit edhe importohet”, ka thënë Bislimovski, përcjell SHENJA.


You may also like