Markat më të mira në botë në vitin 2022

by admin
Spread the love

Interbrand njoftoi sot klasifikimin e Best Global Brands 2022 (Markat më të mira në botë në vitin 2022), me rastin e Web Summit 2022.

Apple kryeson për vitin e dhjetë radhazi, ndërsa Microsoft u ngjit në vendin e dytë, duke lënë pas Amazon.

Microsoft, Tesla dhe Chanel regjistruan rritjen më të madhe në përqindje në bazë vjetore, duke rritur vlerën e markës me 32%.

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, Tesla nuk ia doli të përsërisë rritjen prej 184% të vlerës së markës, të regjistruar në vitin 2021.

 

Top 10

Me rritje 18% të vlerës së markës, Apple (482.215 milionë dollarë) mbetet në krye të klasifikimit.

Ajo ndiqet nga Microsoft (278.288 milionë dollarë), e cila lë pas Amazon (274.819 milionë dollarë) duke u renditur e dyta në klasifikim. Google (251.751 milionë dollarë) ruan vendin e katërt.

Renditja e dhjetë markave më të mira vijon me Samsung #5 (US $ 87.689 m), Toyota #6 (US $ 59.757 m), Coca-Cola #7 (US $ 57.535 m), Mercedes-Benz #8 (US $ 56.103 m), Disney #9 (US $ 50.325 m) dhe Nike #10 (US $ 50.289 m) për herë të parë.

10 markat e para përfaqësojnë 53% të vlerës totale të të gjithë tabelës.

 

 

Vlera e tabelës

Vlera mesatare e markës kapërceu për herë të parë 3 trilionë dollarë amerikanë – me rritje 16% krahasuar me vitin 2021 (US $ 2,667,524 m).

Rritja me 16% e vlerës së përgjithshme të markës në tabelë tregon kontributin në rritje të markës së një kompanie në drejtimin e suksesit të saj ekonomik.

Ndërkohë që tregjet financiare kanë regjistruar luajtje të ndjeshme në vitet e fundit, vlera e markave më të forta në botë është rritur vazhdimisht, duke nxitur zgjedhjen, besnikërinë dhe marzhet e klientëve.

Renditja e plotë

/ Yahoo!Finance

You may also like