Markat kineze të smartphone-ve reduktojnë pjesën e tregut rus të Samsung dhe Apple

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pjesa e tregut të Kinës në tregun rus të smartphone-ve është rritur ndjeshëm në maj, ndërkohë që prodhues si Apple dhe Samsung kanë pezulluar shitjet e produkteve të reja në Rusi dhe sanksionet e Perëndimit rëndojnë në ekonominë ruse.

Prodhuesit kinezë Xiaomi, Realme dhe Honor përfaqësuan 42% të shitjeve të smartphone-ve në Rusi në maj 2022, sipas të dhënave të rrjetit mobile MTS të ndara me Reuters, në rritje krahasuar me 28% në të njëjtin muaj një vit më parë.

Marka koreanojugore, Samsung, ka humbur vendin si lider i tregut, me 14% të pajisjeve të shitura, krahasuar me 28% të vitit të kaluar, kurse pjesa e Apple ka rënë në 9% nga 12%.

Shitjet e përgjithshme të smartphone-ve ranë me 26% krahasuar me një vit më parë – deklaroi MTS, pasi sanksionet perëndimore dhe ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimit kanë goditur rëndë ekonominë e konsumatorëve rusë.

Apple e Samsung kanë ndërprerë shitjet e produkteve të reja në Rusi, pasi Moska dërgoi ushtrinë e saj në Ukrainë, në fund të shkurtit, por shitësit me pakicë kanë qenë në gjendje të përdorin stoqet ekzistuese.

/ Reuters

 

*Photo: Shutterstock

You may also like