Mark Zuckerberg po bëhet baba për herë të tretë

by admin
Spread the love

Krijuesi i gjigantit të rrjeteve sociale, Facebook, Mark Zuckerberg pati një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij të mërkurën.

Ai njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, do të bëhen prindër për herë të tretë.

Këtë lajm, Zuckerberg e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, të cilin ai vet e krijoi.

“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!”, shkroi Marku në mbishkrimin e fotografisë.


Në fotografinë e ëmbël, ai mund të shihej duke mbajtur dorën te barku i Priscillas, duke treguar kështu dashurinë e tij për pritjen e ëmbël.

You may also like