Mark Marku jep mesazhin e fortë: PD futi komunizmin brenda vetes

by admin
Spread the love

Ish-deputeti demokrat Mark Marku ishte i pranishëm në takimin e organizuar nga PD-ja dhe kryedemokrati Lulzim Basha me rastin e lëvizjes së 8 dhjetorit 1990 duke thënë se gjatë këtyre 31 viteve kanë ndodhur dy gjëra të tmerrshme.

Deklarata e Markut:

“Ne vramë frikën, dy gjëra kanë ndodhur të tmerrshme, e para PD rrëzoi komunizmin, por e futi komunizmin brenda vetes. PD sot e kësaj dite nuk e mundur komunizmin brenda vetes, e sot po vuajmë pasojat. Për mua PD është pasion dhe jo interes, është pasion sepse megjithëse gjithë përfshirja në jetën politike në jetën politike, është gjëja mbas ose në kuadër të lëvizjes së dhjetorit. Por çfarë ndodhi PD i përkujton shumë heronjtë e dhjetorit, iu përkujton por i ka vrarë. Nuk duhet ti kishte trajtuar si herojn, në arkivën, por frymën e tyre të kishte futur brenda vetes. Se në momentin kur ti flet ti konsiderohesh armik, në momentin që ti del kundër liderit ti konsiderohesh armik. Të largojmë frymën e mënyrën e të menduarit komunist. PD duhet ti lërë këto budallëllëqet e Partisë së Punës, që mendon se dikush vjen si zoti i zgjidh punët, primare duhet të jetë liria“, tha Marku gjatë fjalës së tij.

You may also like