Mark Marku: Çështja e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet artikuluar, jemi shoqëri që s’reagojmë

by admin
Spread the love

Analisti Mark Marku, thotë se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë formojnë së bashku një njësi komplementare, ku u shpreh se çështjen e bashkimit, e sheh nga ana pragmatike duke iu referuar organizimit të territorit dhe hapësirës.

Ne jemi shqiptarë në dy shtete të vogla që në thelb jo vetëm për shkak të problemeve që kemi në administrimin e shtetit, por edhe për shkak të territorit të vogël ne shkojmë në kriza. Shqiptarët duhet ta kuptojnë këtë. Çështjen e bashkimit e shoh nga ana pragmatike. E organizimit të territorit, hapësirës. Shqiptarët bashkë janë njësi komplementare. Duhet pasur një lloj zgjuarsie në artikulimin e idesë. Nga ne varet që praktikisht të jemi të bashkuar. Jo teorikisht. Më vjen inat që atë që kemi mundësi ta bëjmë, të mos e bëjmë”, tha Mark Marku.

Ai u shpreh se shqiptarëve u mungon organizimi për çështje të caktuara, duke përmendur këtu edhe krimet e komunizmit.

Kur vjen puna për të reaguar si shoqëri. Për t’u organizuar ne këtu besoj se dështojmë. Ne nuk kemi ndjeshmëri as për krimet që ka bërë komunizmi ndaj shqiptarëve të Shqipërisë. Retorikë. Por në thelb ne nuk ndjejmë dhe nuk reflektojmë sikur kemi ndjerë. E keqja nuk vjen ngaqë mendojmë keq por ngaqë nuk mendojmë. Dhe këtë mendoj, duhet të arrijmë që ne mos të ngjitemi në të shkuarën. Por duhet ta njohim atë që ka ndodhur. Që në momentin që ndodh diçka tjetër të reagojmë. Nuk mund të kërkohet të njihen vuajtjet e Kosovës kur ti nuk ke këtë”, deklaroi Marku.

You may also like