Mark Gojani ylli i muzikës folklorike vejn me hite të reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari Mark Gojani është ylli i muzikës folklorike, asaj popullore dhe jo vetëm. Ai, ka një karrierë të gjatë e të bujshme me këngë hite, të cilat publiku i njeh, dëgjon dhe pëlqen. E kanë krahasuar me të madhin Augustin Ukaj për mënyrën e të interpretuarit, por pavarësisht kësaj Gojani mbetet modes, madje edhe për vlerat që i posedon realisht.

Mark Gojani është nga fshati Dol i komunës së Gjakovës. Ai nisi të këndonte qysh në fëmijëri, kur ishte vetëm shtatë vjeç, e kur këndoj këngën për Ganimete Tërbeshin. Kënga që e bëri të njohur është ajo me titull “Nënë shqiptare”, që publiku e pëlqej shumë për fabulen dhe interpretimin që bëri këngëtari me zë briliant.

Mark Gojani njihet si këngëtari që këndon me zemër, për çka edhe publiku e do prej vitesh, madje duke e veçuar si një nga më të mirë dhë të pëlqyerit e muzikës folklorike dhe jo vetëm.

Faqja në Facebook e Mark Gojani: KËTU

Mark Gojani komentohet pozitivisht, madje krahasohet me të madhin, legjenden e muzikës folklorike Augustin Ukaj. Ai, thotë me modesti se asnjëherë nuk mund të jetë në lartësinë e këngëtarit Augustin Ukaj, i cili la gjurmë të pa shlyera në muzikën tonë folklorike.

Së fundi këngëtari ka publikuar dy këngë, atë me titull “Jetimi 5 vjeçar” dhe këngën e Nikoll Alive. Gjithashtu, vajza e tij tashmë është në botën e muzikës dhe nuk po mungon me projekte të reja.

 


You may also like