Mariçiq: Protokolli nuk mund të jetë kusht në negociatat, as dhe të përmendet në kornizën negociuese

by admin
Spread the love




Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë ka instrumente të saja të funksionimit. Komisioni historik është pjesë e asaj marrëveshje, poashtu edhe këto protokolle. Kjo është çështje bilaterale mes nesh dhe Bullgarisë. Ai protokoll nuk mund të jetë kusht në bisedimet, as edhe të përmendet në kornizën negociuese, theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq sonte gjatë pjesëmarrës në TV Telma.

Lidhur me kërkesën bullgare të përfshihet referenca për protokollet që dalin nga marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë në kornizën negociuese si dhe nënshkrimin e protokollit bilateral të përbërë nga kushte historike, arsimore dhe çështje identitare siç është biseduar dhe harmonizuar mes dy ministrive për Punë të Jashtme, zëvendëskryeministri Mariçiq thekson se nuk është harmonizuar teksti i protokollit, nuk është dakorduar e nënshkruar dhe ende janë çështje të hapura për të cilat doemos të bisedohet.

Korniza është dokument që tregon rrugën për 10 vitet e ardhshme, si do të duket zhvillimi i negociatave me BE-në dhe është bazë e marrëveshjes për aderim drejt BE-së. Mes çdo konference ndërqeveritare ka kushte çdoherë, në të gjitha negociatat. Me rëndësi është të fillojmë bisedimet. Momenti kur do të nisim bisedimet e fillojmë procesin e skriningut, pra analizë analitike e legjislacionit dhe praktikave lidhur me praktikat dhe legjislativen e BE-së, tha Mariçiqi.

Shton se për ne ka qenë me rëndësi konferenca e parë ndërqeveritare të mos jetë simbolike por të shënojë fillimin real të negociatave.

“Nëse ajo ndodhë ne mundemi më pas të shqyrtojmë se kur dhe në çfarë afati mund të bëhen ndryshimet kushtetuese. Qëndrimi jonë nga fillimi ka qenë se ato ndryshime janë të mundshme dhe mund të bëhen deri në fund të mbylljes së negociatave”, deklaroi Mariçiqi.


You may also like