Mariçiq për anëtarësimin në BE: Tani gjithçka është në dorën tonë

by admin
Spread the love

“Tani gjithçka është në dorën tonë dhe kjo është mirë, nuk varemi nga asnjë shtet tjetër dhe mendoj se nëse me zgjuarsi dhe përgjegjësi pozicionohet çdo deputet dhe parti politike, procesi i ndryshimeve kushtetuese do të mund të bëhet deri në fund të skriningut”. Këtë e theksoi zëvendëskryeministrit për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Duke folur mbi ndryshimet kushtetuese që janë vendimtare për vazhdimin e negociatave me Unionin, Mariçiqi sot në intervistën për TV Telma tha se kohëzgjatja e skriningut që sipas tij pritet të zgjasë 16 muaj i jep hapësirë ​​të mjaftueshme hapjes së dialogut me partitë politike dhe me deputetët për t’u parë se kur do të ishte më e logjikshme dhe më e përshtatshme të bëhet.

“Mendoj se duhet të hapet një diskutim thelbësor që do të na çojë edhe në përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese që mendoj se nuk është kontestuese, sepse duhet të plotësohemi në Preambulë dhe në një amendament, disa bashkësi që nuk përmenden në Kushtetutë për mbështetjen e integrimeve tona evropiane”, theksoi Mariçiq.

Sipas Mariçiqit, kemi një nivel pozitiv për të filluar dhe përfunduar me sukses skriningun, sepse jemi në të njëjtin nivel ose në disa pjesë më mirë se ato vende të cilët qe dhjetë vjet po negociojnë.

You may also like