Mariçiq – Landsbergis: Vlerat evropiane janë vënë në test, presim fillim të shpejtë të negociatave

by admin
Spread the love




Perspektiva evropiane e vendit dhe rajonit, si dhe bisedimet me Bullgarinë me qëllim të mënjanimit të vetos për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

“Anëtarësimi në BE është përcaktim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar në realizimin e standardeve dhe rregullave evropiane”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se nëse brenda një kohe të shpejtë nuk arrihet marrëveshja me Bullgarinë për mënjanim të vetos, e pritshme është të rritet euroskepticizmi mes qytetarëve.

Së bashku me ministrin Landsbergis, informojnë nga SÇE, u dakorduan se janë të mëdha pritjes nga Komisioni dhe kryesimi francez dhe se në periudhën në vijim do t’i ndërmarrin hapat e domosdoshëm në drejtim të avancimit dhe hapjes së procesit.


You may also like