Mariçiq: Kemi vullnet politik të sigurojmë sistem gjyqësor sipas standardeve europiane

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekspertiza, rekomandimet dhe këshillat të cilat i dëgjuan grupet e punës nga Maqedonia e Veriut nga Komisioni Evropian do të jenë udhërrëfyes i mirë në përgatitjet për skriningun dypalësh për Kapitullin 23 – “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, deklaroi sot zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në mbledhjen e fundit sqaruese nga Grupi “Themelet” dedikuar këtij kapitulli.

“Institucionet dhe administrata kanë motivim, ndërsa Qeveria vullnet politik që të vazhdojnë reformat në gjyqësor dhe të sigurojmë sistem gjyqësor i cili do të funksionojë sipas standardeve evropiane”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Mariçiqi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator me BE-në.

Sipas Mariçiqit, progresi në sferën e sundimit të drejtësisë do të jetë udhërrëfyes i qartë për rrjedhën e procesit të bisedimeve dhe se ekipi negociues nga Maqedonia e Veriut dhe ai, si ish ministër i Drejtësisë, shkëlqyeshëm e njohin sfidën të cilën do ta kenë në këtë kapitull.

“Bëmë ndryshime në funksionimin e sistemit gjyqësor, por kjo është sferë në të cilën do të kemi ende punë dhe e cila gjithmonë ka hapësirë për përmirësim”, shtoi Mariçiqi.

Siç bëri të ditur Sekretariati i Çështjeve Evropiane, me përfundimin e sotëm të mbledhjes sqaruese për Kapitullin 23 -“Gjyqësori dhe të drejtat themelore” në Bruksel, ka përfunduar skriningu sqarues për Grupin 1 – “Themelet”.

Mbledhjet dypalëshe për kapitujt dhe sferat nga ky Grup do të mbahen në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

“Ky grup njihet si sfera më e rëndësishme në procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh se përmban kapituj në lidhje me institucionet demokratike, sundimin e drejtësisë, kriteret politike dhe ekonomike, reformën e administratës publike, furnizimet publike, kontrollin financiar dhe statistikën. Nga arritja e progresit të nevojshëm në këtë grup do të varet hapja e grupeve të tjera”, shtojnë nga SÇE.

Procesi i skriningut vazhdon me mbledhjet sqaruese për kapitujt nga Grupi 2 – “Tregu i brendshëm”, të cilët do të fillojnë në gjysmën e parë të muajit tetor.

You may also like