Mariçiq: Ekziston mundësia për zgjidhje korrekte me Bullgarinë, por kjo tani varet nga Sofja

by admin
Spread the love

Bisedohet në mënyrë intensive me palën bullgare në kuadër të deklaratës së Kuvendit dhe linjave dhe interesave tona të kuqe, ndërsa nëse do të arrihet marrëveshje kjo varet nga Bullgaria, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Është e mundur zgjidhja korrekte. Konsiderojmë se është më mirë që procesi të rrumbullakohet me dokument gjithëpërfshirës, i cili do t’i vërtetojë qartë detyrimet edhe të palës sonë edhe të asaj bullgare. Kuptohet kemi biseduar për atë edhe deri më tani, e gjithë pjesa tjetër është në terren të pacaktuar. Forma është më pak e rëndësishme, e rëndësishme është përmbajtja, cilat hapa të bëhen dhe ato të çojnë drejt heqjes së vetos, kështu që të kemi axhendë më miqësore. Ne i zhvillojmë bisedimet në atë bazë. Pas ngjarjes në Manastir ka ngecje të caktuar, por komunikimi nuk është ndërprerë”, tha Mariçiq në Tv Sitel.

Ai përsëriti se vendi është i gatshëm t’i fillojë bisedimet me BE-në, ndërsa nëse kjo do të ndodh varet nga pozicioni i Bullgarisë, por edhe nga ambienti që do të krijohet në Union. Në kontekst të luftës në Ukrainë dhe të gjitha krizave që na kanë ndodhur neve dhe Evropës, thotë zëvendëskryeministri, momenti i vërtetë është që kjo të ndodh gjatë presidencës franceze.

Ai shtoi se nuk është e definuar nëse dokumenti i kontraktuar me Bullgarinë do të jetë pjesë e kornizës negociuese, por në çdo rast kjo kornizë do të përmbajë elemente nga marrëveshja me Bullgarinë.

“Ne jemi të detyruar të jemi optimist për fillimin e negociatave, por kjo nuk do të thotë që me çdo çmim do të arrijë marrëveshje”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se gjuha dhe identiteti nuk janë pjesë e negociatave. Mariçiq përsëriti edhe se kur do të definohet më konkretisht vendimi me Bullgarinë, kjo do të ndahet me opinionin dhe opozitën, sepse për një pjesë të pikave do të duhet të harmonizohen qëndrimet e të gjithë aktorëve politikë.

Lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”, Mariçiq theksoi se ajo do të sjell përfitime për qytetarët pa u bërë kornizë e madhe politike rreth procesit.

“Ideja politike për ‘Ballkanin e Hapur’ është që të zbatohen punë praktike të cilat këtë rajon do ta hapin për investime më të mëdha nga vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-së. Ta lehtësojnë jetën e qytetarëve përmes implementimit të katër lirive të BE-së”, tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në lajmet e TV Sitel.

Ai pret që kryeministri malazez, Dritan Abazoviq të marrë pjesë në takimin e radhës të “Ballkani i Hapur” në muajin qershor, nikoqir i të cilit është vendi, sepse ai tani më shprehu dëshirë që Mali i Zi të përfshihet në këtë proces.

Për idenë e presidentit francez Emanuel Makron për “bashkësinë politike evropiane”, Mariçiq konsideron se ajo nuk ka të bëjë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilët në dy raste është konfirmuar perspektiva evropiane – në samitet në Selanik në vitin 2003 dhe në samitin e fundit në Bërdo afër Kranjit.

You may also like