Mariçiq: Deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të punojnë së bashku në rrugën drejt BE-së

by admin
Spread the love

Raporti për progresin e vendit në vitin 2022 është një vështrim objektiv i vendit dhe qëndrueshmërisë së reformave, ndërsa vë në dukje edhe fushat ku duhet bërë më shumë punë, porositi zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq nga foltorja e Kuvendit gjatë debatit për dokumentin në Kuvend, që filloi sot pasi paraprakisht debatet kaluan në organet parlamentare.

Mariçiq theksoi se vendi është në mes të skriningut me BE-në dhe se Kuvendi është vendi më i përshtatshëm për debate rreth BE.

Mariçiq vendi nuk shkon prapa, ka një vazhdimësi të qëndrueshme dhe po ecën përpara. Ai iu referua disa gjetjeve nga Raporti, por gjithashtu informoi se së shpejtë duhet të marrim raportet nga skriningu nga klasteri i parë dhe i dytë, si dhe se duhet të përgatitet plane veprimi për punë.

Mariçiq i paralajmëroi deputetët nga opsionet e ndryshme politike se së shpejtë do të marrin ftesa për të nominuar ekspertë për tre udhërrëfyes.

Se si do të zhvillohen reformat dhe dinamika e tyre, theksoi Mariçiq, varet nga ne. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të kenë parasysh se miratimi i këtyre udhërrëfyesve është i një rëndësie të jashtëzakonshme për imazhin tonë para BE-së, por edhe para qytetarëve.

Mariçiq kërkoi nga deputetët që Kuvendit të jetë një forum në rrugën drejt BE-së me prioritet reformat, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese. Ai u bëri thirrje deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe punët partiake t’i lënë anash, ndërsa gjithçka që ka të bëjë me BE-në ta zbatojnë bashkërisht.

Deputetja Lidija Petkovska nga VMRO-DPMNE theksoi se raporti për vendin është negativ dhe se ka nota shumë më të ulëta, se sa nota të larta. VMRO-DPMNE, potencoi ajo, është për evropianizim, ndërsa për BE nuk janë ata që merren me krimin.







Artikulli paraprakGili bëhet gjyshe për herë të parë
Artikulli tjetërLëkundje tërmeti me magnitudë 5.1 në Itali




You may also like