Margot Robbie si Barbie dhe Ryan Gosling si Ken i kthejnë të gjithë sytë nga vetja! – Shqip

by admin
Spread the love

“Barbie”, një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2023, po xhirohet aktualisht në Los Anxhelos dhe së fundmi janë publikuar disa pamje nga sheshxhirimet. Margot Robbie, e cila do luajë rolin e Barbie dhe Ryan Gosling, i cili do luajë rolin e Ken i kanë kthyer të gjithë sytë e njerëzve përreth nga vetja me veshjet e tyre plot ngjyra. Të dy u panë të veshur me veshje patinazhit në ngjyrë rozë neoni dhe të verdhë. Pamjet duket se janë frymëzuar nga Hot Skatin’ Barbie e vitit 1994. Nuk dihet ende shumë për filmin “Barbie”. Robbie në një intervistë për “Vogue” tregoi se filmi nuk do të jetë ai që njerëzit mendojnë se do të jetë. Barbie do të publikohet në 21 korrik 2023.

 

You may also like