Margarinë apo gjalpë, njihuni me disa të vërteta që ndoshta nuk i dinit – Shqip

by admin
Spread the love

Të ushqehesh me yndyrë të shëndetshme është një sfidë më vete të cilën jo të gjithë e kalojnë me sukses. Shumica prej nesh mjaftohen të zgjedhin yndyrën që të bën më pak keq se të tjerat.

Kur vjen puna te vaji, pranohet gjërësisht që vaji i ullirit është më i shëndetshmi, por tek yndyrnat e tjera, debatet vazhdojnë. Shumë studime faktojnë se për shkak të sasisë së yndyrnave të ngopura që përmban margarina, mjafton një molekulë e vetme që ajo të konsiderohet si një material plastik.

Përmbajtja e këtyre yndyrnave e bën margarinën të zonjën të bllokojë shumë shpejt arteriet dhe të shkaktojë atak në zemër e shumë simptoma të tjera të rrezikshme. Tani industria e margarinës ka shpikur formula të reja, duke ulur nivelin e yndyrnave të pangopura dhe duke shtuar përbërës më pak të dëmshëm.

1.Kostot ishin një faktor kryesor i shpikjes së margarinës. Rrjedhimisht konsumatorët e blejnë atë pasi kushton më lirë. Në Shqipëri, 100 gramë margarinë kushton 40 Lek, ndërsa 100 gram gjalpë ka një çmim fillestar prej 100 lekësh. Në Kanada, margarina u ndalua me ligj për 62 vite. Në aspekt kostosh, margarina fiton.

2.Shija – Kur vjen puna tek shija, fituesi është i qartë. Vite më parë, atëherë kur margarina pati shkëlqimin e saj, njerëzit ishin të dyzuar, megjithatë kishte disa prej tyre të cilët i qëndruan besnikë gjalpit.

Shija e tij është unike, pavarësisht hyrjeve të reja në treg. Produkte artificiale mundohen ta kopjojnë shijen e gjalpit, por nuk arrijnë të jenë të suksesshëm. Mjafton të kujtojmë shprehjen popullore “të shkrin në gojë si gjalpi” dhe të kuptojmë sa të apasionuar jemi pas tij.

3.Nivelet e yndyrnave të shëndetshme të ngopura – Kjo është pika më e fortë e përpjekjeve të margarinës për t’u dukur si e shëndetshme. Gjalpi ka më shumë yndyrna të mira të ngopura. Më saktë, 100 gramë gjalpë përmbajnë 50 gramë yndyrna të ngopura, ndërkohë që margarina më e mirë përmban 10-35 gram në varësi të cilësisë. AgroWeb.org ju tregon se edhe në këtë pikë gjalpi fiton.

4.Vitaminat dhe mineralet – E dimë se gjalpi është nënprodukt i qumështit. Gjalpi përmban vitamina A, E, K dhe D. Gjithashtu përmban sasi të larta të seleniumit, një mineral i rëndësishëm dhe antioksidant më i fuqishëm se hudhra. Gjalpi ofron iodinë, e cila është nevojshme nga gjëndrat tiroide. Nëse gjalpi ushqyesit i ka natyralë, tek margarina këta elementë janë artificialisht të shtuar.

5.Përmbajtja e kolesterolit – Margarina nuk përmban kolesterol, ndërkohë që të gjithë produktet shtazore siç është gjalpi përmbajnë kolesterol. Nga ana tjetër, vetë trupi prodhon kolesterol për funksionet themelore të tij.

6.Acidet yndyrore – Gjalpi përmban sasi të acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo sasi për shumë njerëz është tejet e shëndetshme në krahasim me ushqimet e tjera që konsumojmë. Fituesi i qartë mes të dyve është padyshim gjalpi, sepse mbi të gjitha dhe pavarësisht të gjithave është një produkt natyral.

Çështja më e rëndësishme është mbajtja në nivele minimale të konsumit të gjalpit dhe rritjes së përdorimit të vajit cilësor të ullirit. Po ju si mendoni?

You may also like