Marcelo: Historia imë është shkruar këtu, nuk ka nevojë për një statujë

by admin
Spread the love

Së bashku me Carlo Ancelottin në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Liverpool në kuadër të finales së madhe të Champions League, ka dalë edhe Marcelo. Mbrojtësi brazilian foli kështu për ndeshjen e nesërme dhe për të ardhmen e tij.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Kemi zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, jemi konkurrues dhe e kemi merituar finalen. Uria vjen me të ngrënin, duam të luajmë ndeshjen dhe të fitojmë. E njoh Ancelottin prej 8 vitesh, kam pasur fatin të trajnohem prej tij, di si të menaxhojë dhomën e zhveshjes dhe e kupton mirë futbollin.

Më pas të gjithë dëshirojnë të luajnë, të marrin pjesë, por mendoj se në këtë sezon nuk kemi pasur pothuajse asnjë problem. Kjo vjen nga trajneri që është i qetë dhe thotë gjithmonë të vërtetën”.

KONTRATA- “Të gjithë e dinë pasionin dhe dashurinë time për Real Madridin, është klubi i jetës time. Kur nisa të luaj futboll, Fluminense më dha gjithçka për t’u bërë futbollist. Megjithatë, nuk do ta them këtu tani. Nuk ka nevojë për një statujë, historia ime është bërë këtu në Madrid, për mua nuk ka shumë sens të kem një statujë”.

BENZEMA- “E njohim cilësinë që ka Karim, nuk po bën mirë vetëm në këtë sezon. Është lideri i skuadrës tonë, nuk mund të them më shumë se kaq. E ndihmon skuadrën me mënyrën e tij të lojës”.

FINALJA- “Jemi pak nervozë pasi e dimë se çdo të thotë të luash një finale. Siç ka thënë edhe Ancelotti: natën sa më shumë afron ndeshja, aq më shumë rriten shqetësimet”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like