Marcelino Garcia Toral mund zëvendësojnë Lampardin te Evertoni – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas shkarkimit të Frank Lampardit, Evrtoni është në kërkim të një trajneri të ri për pjesën e mbetur të sezonit.

“Toffees” janë në zonën e rënies në Premier Ligë dhe tani po përpiqen të gjejnë kandidatin e duhur për t’i mbajtur ata në elitën e futbollit anglez.

Një mori emrash tashmë janë lidhur me këtë pozitë. Dhe i fundit është Marcelino Garcia Toral. Mediumi spanjoll “Marca” raporton se Evertoni ka nisur kontaktet me Garcia Toral për të mësuar për gatishmërinë e tij për të marrë rolin e trajnerit të tyre.

Spanjolli e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si trajner në vendin e tij dhe ka qenë në krye të klubeve të mëdha si Sevilla, Villarreal, Valencia dhe Athletic Bilbao.

You may also like