Maratona e Tiranës/ Edicioni i gjashtë, triumfoi Luiza Gega dhe atletë ukrainas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edicioni i gjashtë i maratonës së Tiranës përfundoi me shpalljen fitues më së shumti  të atletëve ukrainas dhe në gjysmë maratonë ka triumfuar kampionia e Europës, atletja jonë Luiza Gegea.

Në maratonën e kësaj të diele morën pjesë 2500 vrapues nga e gjithë bota.

“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe  jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një super duartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit. Faleminderit nga zemra!”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh spotiv që zhvillohet për të gjashtin vit radhazi në kryeqeyetin shqiptar këtë vit pati si moto saj “të vrapojmë për paqen”.

Ajo ishte konceptuar në 4 kategori. Për garën e plotë në një distancë afro 42 km vrapuan atletët profesionistë.

Për gjysmë maratonë në një distancë afro 21 km vrapuan ata që duan të sfidojnë veten, në kategorinë e tretë 10 k vrapuan të apasionuarit pas maratonave dhe në kategorinë e katërt vrapuan djem dhe vajza me aftësi ndryshe dhe bashkë me ta vrapoi dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Fituesit u vlerësuan edhe në vlera monetare të cilat variuan nga 300 deri ne 5 mijë euro.

“Kam një super lajm. Ne jemi shpallur finalistë për qytetin evropian të sportit 2023”- tha Veliaj.

Maratona e Tiranës përveçse një aktivitet i rëndësishëm sportiv është dhe një promovim i mirë që i bëhet kryeqytetit në vende të tjera.


Top Channel

You may also like