Marash Kumbulla nuk e kursen ëgërsinë edhe në stërvitje, dëmton Mourinhon

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla nuk e kursen egërsinë e tij jo vetëm në fushën kundërshtare, por edhe në fushën e stërvitjes. Këtë herë “viktimë” ka rënë vetë trajneri i tij Jose Mourinho. Tekniku portugez së fundmi është shumë aktiv në Instagram dhe në dy postet e fundit ka bërë edhe një batutë me mbrojtësin shqiptar.

Ai publikoi fillimisht një video ku ishte duke kuruar këmbën e tij me një mjek dhe shkroi: “Nëse më shikoni duke çaluar ose duke veshur vetëm shapka, dijeni se një lojtar që fillon me K më ka goditur. K është RK apo MK?” shkroi Mourinho duke e fshehur identitetin e lojtarit.

Megjithatë, në postin e tij shpërthyen komentet duke bërë fajtor mbrojtësin e krahut të djathtë Rick Karsdorp. Për këtë arsye ai postoi edhe një foto ku shpjegoi gjithçka.

“Pas bullizimit të Rick Karsdorp në mediat sociale, më duhet të postoj këtë foto dhe të them se Marash Kumbulla është fajtor”, shkroi Mourinho në postin e dytë duke qartësuar gjithçka. /oversport.tv

You may also like