Marash Kumbulla luan për herë të parë me Murinjon për 90 minuta, kyç mbrojtjen me Smalling në Conference League – Shqip

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla ka marrë më në fund besimin e plotë të Murinjos. Sot ishte ndeshja e parë në epokën e re të “special one“ që mbrojtësi shqiptar luante për 90 minuta. Së bashku me Smalling kanë kyçur mbrojtjen e Romës në Conference League. Roma ka mposhtur Zoria Luhanskun në transfertë me shifrat 0-3.

Goli ka ardhur që në minutën e 7 nga El Shaaraëy, ndërsa në pjesën e dytë italianët do të tundnin rrjetën edhe dy herë të tjera. Smalling dyfishon shifrat në minutën e 66, kurse 2 minuta më vonë ishte Abraham ai që vulosi fatin përfundimtar të takimit./Halit Delibashi-Shqip/

You may also like