Maqedonia nuk është në Ballkan? Donev: Bullgaria po punon për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

by admin
Spread the love

Bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore është prioriteti kryesor i politikës së jashtme të Bullgarisë, deklaroi kryeministri i tyre teknik Gulab Donev në fjalimin e tij në samitin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e Berlinit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, transmeton InfoShqip.

Sipas Donev, kjo plotëson dhe ndërton procesin e integrimit evropian, mbështet demokratizimin dhe zhvillimin dhe forcon stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Kryeministri bullgar tha se vendi i tij është i përkushtuar dhe punon aktivisht me vendet e rajonit për integrimin e tyre të suksesshëm evropian, bazuar në meritat e tyre.

Problemet lidhur me sigurinë energjetike me të cilat ballafaqohen të gjithë mund të tejkalohen, dhe tranzicioni energjetik mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të përforcuar rajonal, tha Donev në seancën e punës “Siguria e furnizimeve me energji dhe transformimi”.

Kryeministri bullgar theksoi rolin kyç të lidhjes ndërsistemore të gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë për diversifikimin e burimeve të gazit, për përmirësimin e sigurisë dhe fleksibilitetit të dërgesave, si dhe për nxitjen e konkurrencës në dobi të përdoruesit përfundimtar.

Donev theksoi edhe përparimin në ndërtimin e lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Serbisë, e cila është gjithashtu e një rëndësie strategjike.

Ai në fjalën e tij prezantoi edhe kontratën e nënshkruar ndërmjet “Bulgartransgaz” dhe kompanisë shtetërore të Republikës së Maqedonisë “GA-MA” për ndërtimin e interkonjektorit të ri ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Donev foli edhe për përpjekjet e Bullgarisë për t’i dhënë mbështetje institucionale Maqedonisë për tejkalimin e deficitit energjetik, duke kujtuar se Bullgaria tradicionalisht është eksportues neto i energjisë elektrike dhe luan një rol kyç në sigurinë energjetike të vendeve të rajonit./InfoShqip.com

You may also like